Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Scholz do të takohet këtë javë me presidentët e vendeve të Ballkanit

Gazeta10
31 October 2022 - 15:00

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, do t’i takojë presidentët e shteteve të Ballkanit Perëndimor këtë të enjte, raporton Gazeta10.

Ky takim pritet të ndodhë në kuadër të Samitit të Berlinit, që mbahet më 3 nëntor.

Para Samitit të Berlinit, janë mbajtur disa takime të niveleve më të ulëta të qeverive të Ballkanit Perëndimor.

Që nga viti 2014, Procesi i Berlinit, që përmbyllet me samitin, synon përmirësimin dhe intensifikimin e integrimit rajonal dhe përafrimit me Bashkimin Evropian./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.