Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Radoniqi: Mua s’më është fshirë ngjyra në gisht, s’besoj që do të ketë përpjekje për votim të dyfishtë

Gazeta10
07 June 2026 - 15:50

Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në një konferencë për media të mbajtur pas orës 15:00 është pyetur edhe për shqetësimet e ngritura për fshirjen e ngjyrës në gisht, e cila vendoset për të identifikuar ata që kanë votuar, shkruan Express.

Radoniqi ka thënë se atij personalisht nuk i është fshirë, ndërkohë që ka thënë se ka edhe siguresa të tjera brenda procesit të votimit, sikurse vendosja e nënshkrimit, që pamundëson votimin e dyfishtë.

Ai është shprehur se nuk beson që do të ketë përpjekje për votim të dyfishtë.

“Mua për veti nuk mu ka fshi. Tash ndoshta varet sa ta vendosin në gisht dhe kur tenton me e fshi, kur është e njomë mundet me u fshi, por ka edhe siguri të tjera përvec shenjës në gisht, që janë nënshkrimet. S’besoj që do të ketë përpjekje për votim të dyfishtë”, ka thënë Radoniqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.