Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prokuroria inicon rast për dy asambleistët e VV-së pasi u përleshën mes vete

Gazeta10
31 October 2022 - 15:49

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka inicuar rast ndaj dy asamblistëve të Vetëvendosjes në Podujevë, Artrit Mulliqi dhe Ragip Fetahu, raporton Gazeta10.

Zëdhënësja Laureta Ulaj, tha për media se rasti është inicuar në drejtim të veprës penale “lëndim i lehtë trupor”.

Ulaj tha se janë duke u marrë të gjitha masat e nevojshme për ta ndriçuar këtë çështje penale.

“Pas informimit të prokurorit kujdestar nga policia, me urdhër të njëjtit inicuar rast në drejtim të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”. Prokuroria në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ta ndriçuar në plotni këtë çështje penale” , tha Ulaj.

Të dy asamblistët e VV-së, në afërsi të objektit të komunës duket se janë përplasur mes vete./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.