
Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë ankesën e Komunës së Prishtinës lidhur me çështjen e lejes mjedisore për ndërtimin e “Parkut të Aventurave” në Parkun e Gërmisë.
Sipas Qendrës për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL), me vendimin e datës 18 maj 2026, Apeli ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila kishte aprovuar padinë e CSL-së dhe kishte anuluar lejen mjedisore të lëshuar nga Komuna e Prishtinës për këtë projekt.
Me këtë vendim, konsiderohet e përmbyllur beteja ligjore në favor të CSL-së, duke e shpallur të pavlefshme lejen për realizimin e projektit “Parku i Aventurave” në zonën e mbrojtur të Parkut të Gërmisë.