Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Publikohet fletëqortimi zyrtar për targat ilegale

Gazeta10
31 October 2022 - 16:58

Masa e qortimit për personat që ende nuk i kanë konvertuar targat ilegale në ato RKS, do të fillojë të shqiptohet nga nesër. Teksa, Policia e Kosovës e ka publikuar formën e fletëqortimit që do të aplikohet nga zyrtarët policorë në të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe pikat kufitare.

”Policia e Kosovës, referuar vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 28.10.2022 me Nr. 05/103, i cili ka të bëjë me procesin e regjistrimit të mjeteve nga targa PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” në targa RKS, ka bërë të gjitha planifikimet e saja me qëllim të zbatimit të këtij vendimi”, thuhet në një njoftim të policisë.

Më tej, bëhet e ditur se sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, nga 21 nëntori do të shqiptohet gjoba sipas legjilacionit në fuqi.

“Ndërsa nga data njëzet e një (21) nëntor deri me datë njëzet e një (21) janar, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës me targa të tilla ilegale, do të shqiptohet gjobë sipas legjislacionit në fuqi”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.