
Një person i moshës rreth 86-vjeçare është gjetur pa shenja jete në Gjakovë mëngjesin e së martës.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai tha se ekipi i emergjencës mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tij.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është inicimin rast “hetim i vdekjes”, përderisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjekoligjor”, tha ai.