
Analisti politik Fidan Rama ka deklaruar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dalë si subjekti që ka ruajtur më së miri elektoratin e saj në këto zgjedhje.
“Nëse ka një fitues në këto zgjedhje, i vetmi është Aleanca,” ka thënë Rama, duke vlerësuar se kjo parti ka arritur të mbrojë bazën e saj elektorale.
Sipas tij, votuesit e Aleancës kanë qenë të konsoliduar dhe të vetëdijshëm për lidershipin aktual, me Ardian Gjinin në krye, ndërsa Ramush Haradinaj mbetet figura kryesore politike.
“Videon e plotë e gjeni të bashkëngjitur.”