
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se sot përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret, u është paguar edhe shtesa për muajin tetor.
Murati ka bërë të ditur përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, transmeton Gazeta10.
“Sot, përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret, u është paguar edhe shtesa për muajin tetor. Kurse nesër pritet të ekzekutohet edhe shtesa retroaktive për muajin shtator. Shtesa paguhet veçmas pagës, dhe llogaritet si subvencion i patatueshëm, pra neto.”, ka shkruar ai./Gazeta10