
Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, ka deklaruar se projekti për menaxhimin e mbeturinave vëllimore ndodhet në një situatë më të mirë se më parë dhe po shënon rezultate pozitive.
Në një intervistë për Kanal10, ai tha se si aksioni në terren ashtu edhe platforma digjitale “Mbeturinat.com” po japin rezultate gjithnjë e më të mira.
“Projekti për mbeturinat vëllimore është në një situatë më të mirë tani në kryeqytet, pasi që edhe aksioni edhe platforma digjitale ‘Mbeturinat.com’ po i japin rezultatet çdo ditë e më të mira. Qytetarët po na shkruajnë dhe janë jashtëzakonisht të kënaqur. Platforma i ka tejkaluar pritjet tona”, tha Retkoceri.
Sipas tij, interesimi dhe bashkëpunimi i qytetarëve kanë ndikuar në suksesin e projektit, ndërsa platforma po lehtëson raportimin dhe largimin e mbeturinave vëllimore në kryeqytet./Gazeta10