
Rasti tragjik në Gjakovë, ku një i ri i moshës 18-vjeçare ka humbur jetën pas therrjes me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, që thuhet se janë përplasur për çështje politike, ka ngjall reagime të shumta jo vetën në opinionin publik por edhe në shoqëri e medie
E pikërisht për këtë po debatohet në Kanal 10 në emisionin “Pika e Ditës”.
Juristi Taulant Vokshi duke komentuar këtë ngjarje ka thënë se ky rast nuk është vetëm penal por është edhe tragjedi që prek shoqërinë, por edhe direkt fëmijët, duke shtuar se kur një fëmijë bëhet viktimë, atëherë pasojat nuk kufizohen vetëm në humbjen e jetës apo dëmtimit fizik por prodhon edhe një pasiguri të pjesa tjetër e shoqërisë.
“Në atë lagje ku ka ndodh rasti, banorët nuk qëndrojnë mirë ekonomikisht, prandaj edhe ka pasur edhe më herët raste kur ka pasur ndërhyrje të policisë”, tha ai mes tjerash.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10