Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zahner: Kandidati për ambasador të SHBA në Kosovë do të nominohet në javët e ardhshme

Gazeta10
10 June 2026 - 10:33

Luke Zahner, bashkëpunëtor i lartë në Departamentin për Siguri Kombëtare dhe Politikë Ndërkombëtare në Qendrën e Progresit Amerikan (Center for American Progress) në Uashington dhe ish-diplomat amerikan, ka deklaruar për portalin serb “Kosovo Online” se nuk mendon që është problem fakti që Shtëpia e Bardhë ende nuk ka nominuar një ambasador për Kosovën, pasi Ambasada në Prishtinë funksionon me kapacitet të plotë dhe ka një të ngarkuar me punë shumë të kualifikuar.

Zahner pret që kandidati për ambasador në Kosovë të nominohet në javët ose muajt e ardhshëm.

“Ambasada funksionon me kapacitet të plotë dhe është shumë e angazhuar në terren. Aktualisht ka një të ngarkuar me punë shumë të kualifikuar. Ndoshta nuk do të shohim hapa të mëdhenj që Shtetet e Bashkuara do t’i shtynin përpara sa i përket Serbisë dhe Kosovës ose rajonit në tërësi. Por nuk mendoj se kjo do të ketë domosdoshmërisht ndikim negativ në marrëdhëniet dypalëshe në periudhën e afërt”, ka thënë ish-diplomati amerikan.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.