Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Njohësit thonë se buxheti 3.2 miliardë euro është i pamjaftueshëm karshi rritjes së çmimeve

Gazeta10
31 October 2022 - 19:24

Raporti: Bleona Dallaveraj/Kanal10

Ndonëse buxheti për vitin 2023 kap shifrën më të lartë ndonjëherë, prapë po konsiderohet i pamjaftueshëm për vitin e ardhshëm.

Këtë konstatim e kanë dhënë njohës të ekonomisë, të cilët e kanë quajtur joreal krahas rritjes së çmimeve të produkteve dhe inflacionit.

Madje, ish-ministri i Financave Haki Shatri, ka thënë se Qeveria qëllimisht nuk e shpenzoi në tërësi buxhetin e vitit 2022, vetëm për ta grumbulluar e quajtur sukses të vitit të ardhshëm.

Ndërkaq, sa i përket ndarjes së buxhetit për sektorë, njohësi i ekonomisë Lulzim Zeqiri vlerëson se këtë vit buxheti do të duhej të fokusohej më shumë në siguri.

E pakënaqësi për ndarjen e buxhetit kanë shprehur edhe komunat. Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se këtë vit buxheti i ndarë në nivel lokal ka shënuar rënie krahasuar me dy vitet paraprake.

Kryeministri Albin Kurti e ka vlerësuar si sukses të Qeverisë që udhëheq, rritjen e buxhetin në 3.2 miliardë euro. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.