
Një qytetar 60-vjeçar nga Gjilani ka dhënë shembull të përkushtimit për ruajtjen e mjedisit, duke pastruar vazhdimisht hapësirat publike në zonën ku jeton.
“Unë jam nga Gjilani. Shumë herë e kam pastruar vendin këtu dhe, edhe pse jam në moshën 60-vjeçare, prapë nuk mërzitem asnjëherë duke e bërë këtë punë. I kam edhe disa video-incizime se si ka qenë vendi këtu me mbeturina, por nuk i publikoj. Veç duhet të jemi më të kujdesshëm”, tha ai.
Qytetari apeloi te të gjithë banorët që të tregojnë më shumë përgjegjësi ndaj ambientit, në mënyrë që hapësirat publike të mbeten të pastra dhe të mirëmbajtura.