
Raporti: Val Ajazi/Kanal10
Rukije Krasniqi nga Obliqi, ka 12 vite që jeton e vetme në kushte të rënda. Madje, në shtëpinë ku jeton thotë se nuk është e saj. Pas vdekjes së bashkëshortit, thotë se po e ka të vështirë të siguroj barna e gjërat tjera elementare me vetëm një pension. Komuna e Obiliqit thotë se kohë pas kohe i del në ndihmë me produktet ushqimore, shkruan Kanal10.
Më këto fjalë, 72 vjeçarja Rukije Krasniqi nga Obiliqi e ngushëllon veten çdo ditë.
E vetme që 12 vite, jeta e saj është rënduar edhe më shumë pas vdekjes së bashkëshortit.
Krasniqit gjatë këtyre viteve, iu vështirësua jeta edhe nga sëmundja, ngase e vetme thotë se është e pamundur t’ia dal në sigurimin e barnave dhe gjërave elementare për jetesë.
Në këtë shtëpi që ndodhet në fshatin Shkabaj të Prishtinës, kushtet nuk janë aspak të mira.
Nga Komuna e Obiliqit kanë thënë se herë pas here i kanë dalë në ndihmë me produkte ushqimore.
“Po ju njoftojmë nga Qendra për Punë Sociale e Obiliqit se rasti i Rukije Krasniqit nga Shkabaj e kemi vendosur ne Shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë, por e njëjta nuk ka qëndruar. QPS ja e ka mbështetur herë pas here me pako ushqimore. Sa i përket ndihmës sociale Rukija e merr pensionin bazë”, ka thënë Haki Mjekiqi nga Qendra për Punë Sociale në Obiliq.
72 vjeçara Rukije Krasniqi kërkon nga njerëzit vullnetmirë që ta ndihmojnë. /Gazeta10