
Sipas dokumenteve zyrtare, në bazë të cilave raporton “Gazeta N”, 22 individë u kapën dhe u morën në paraburgim gjatë operacioneve të njëkohshme, ndërsa forcat e sigurisë po vazhdojnë pa pushim përpjekjet e tyre teknike dhe fizike për të kapur 5 individët e përmendur në dosje, të cilët ende nuk janë gjetur, transmeton Klankosova.tv.
Në mesin e të arrestuarve, është edhe aktorja e njohur për rolin e Fatmagylit, Beren Saat.
Ndërkohë, gjatë kontrolleve të kryera nga ekipet e luftës kundër narkotikëve në banesat e të dyshuarve dhe adresat e tjera që ata kishin dhënë, u sekuestruan lëndë narkotike dhe materiale të përdorura në trafikimin e tyre.