Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vetura godet kampin shkollor në Holandë: katër të vdekur, prej tyre tre fëmijë

Gazeta10
11 June 2026 - 19:41

Dy fëmijë dhe një i rritur që po ngisnin biçikletën me një grup shkollor afër Vogelwaardes kanë mbetur të vdekur pasi një veturë u përplas me ta në mesditën e së enjtes.

Ekipet e shpëtimit kanë thënë që edhe katër fëmijë të tjerë janë të lënduar rëndë, ku njëri prej tyre ka vdekur pas disa orësh në spital, sipas mediumit RTL Nieuws.

Lidhur me këtë rast, një person është dërguar në mbajtje, por ende është herët për t’u thënë nëse ai është personi që kishte ngarë makinën, sipas policisë së NL Times.

Policia është duke i zhvilluar hetimet, andaj u shfaq e rezervuar për sa u përket informatave të dhëna për mediat.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.