
Sonte në POLITIKO në Kanal 10 me panelistët në studi0 po diskutohet për temën: “Kurti 4 apo opozita? – Kujt i jep përparësi diaspora?
Paraprakisht moderatori Kushtrim Sadiku ka prezantuar listat e rezultateve të partive politike nga zgjedhjet e 7 qershorit.
E siç dihet tashmë numrimi i votave nga KQZ-ja veç është nga fundi, e që deri tani janë numëruar 92.11% e votave nga zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, ndërsa në garën për votat individuale vazhdon të prijë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me 221,647 vota.
Pas tij renditet Glauk Konjufca me 174,008 vota, ndërsa e treta në listën e Vetëvendosjes është Albulena Haxhiu me 101,510 vota.
Në Partinë Demokratike të Kosovës vazhdon të prijë Bedri Hamza me 108,358 vota. Pas tij renditen Përparim Gruda me 66,136 vota dhe Arian Tahiri me 57,588 vota.
Ndërkaq, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, më e votuara mbetet Vjosa Osmani Sadriu me 73,651 vota, e ndjekur nga Lumir Abdixhiku me 66,949 vota dhe Doarsa Kica-Xhelili me 52,434 vota.
Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, më i votuari deri tani është Ardian Gjini me 38,400 vota, duke lënë pas Ramush Haradinaj me 34,523 vota dhe Daut Haradinaj me 26,009 vota.
Sipas rezultateve të deritanishme, Kurti mbetet politikani më i votuar në vend me mbi 221 mijë vota, ndërsa Hamza ka kaluar shifrën e 108 mijë votave. Në anën tjetër, Osmani vazhdon të kryesojë bindshëm listën e LDK-së me mbi 73 mijë vota.
Për më shumë video e plotë./Gazeta10