Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tri raste të dhunës më familje në 24 orë e fundit, të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

Gazeta10
14 June 2026 - 9:13

Dhuna në familje po vazhdon të jetë dukuri shqetësuese në vendin tonë.

Tri raste të tilla kanë ndodhur vetëm brenda një dite në raste të ndryshme në gjithë Kosovën.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës, raporton IndeksOnline.

Njoftimi i plotë i policisë:

Graçanicë 13.06.2026, 23:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Pejë 13.06.2026, 18:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit dyshohet se i kishte shkaktuar dhunë psikike viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rahovec / 123.06.2026-13:00. Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa në konsultim me prokurorin pas intervistimit palët e përfshira në rast janë liruar në procedurë të rregullt.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.