Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Gazeta10
14 June 2026 - 9:10

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e njëjta rezultoi të ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli i Gjermanisë.

Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur të premten, më 13 qershor 2026, rreth orës 17:25, kur njësitë përkatëse policore kanë lokalizuar automjetin e dyshuar.

Me autorizim të prokurorit kompetent, vetura është sekuestruar përkohësisht për procedurat e mëtejme hetimore.

Rasti është iniciuar si “Veturë në kërkim nga Interpol & mashtrim”, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.