Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konjufca shkon për ngushëllime në familjen Jashari: Sahiti do të mbetet në kujtesën e kombit

Gazeta10
14 June 2026 - 17:06

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Glauk Konjufca, vizitoi sot për ngushëllime familjen Jashari, pas ndarjes nga jeta të ish-komandantit dhe bashkëthemeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari.

Konjufca u shpreh se ai do të mbetet në kujtesën e kombit tonë si një nga luftëtarët më të paepur të lirisë.

“Sahit Jashari do të mbetet në kujtesën e kombit tonë si një nga luftëtarët më të paepur të lirisë. Si njëri prej themeluesve të UÇK-së, ai ka zënë vendin më të merituar në themelet e shtetit të Kosovës. I edukuar me dashurinë për kombin nga Nëna Salë dhe Baci Hamit, ai nuk kurseu asgjë për çlirimin e popullit tonë nga robëria”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/share/p/1JWp7PeuJ5/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.