
Po vazhdon procesi i numërimit të votave me postë.
Sipas përditësimit të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar 40.38% e këtyre votave apo nga 156 kuti janë numëruar 63 prej tyre.
Vetëvendosje prin me 68.88%, ndërsa në vendin e dytë është LDK me 16.17%.
Në vendin e tretë renditet PDK me 7.49%, kurse AAK e katërta me 5.46%.
