Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Humb jetën në një aksident në Zvicër djali i heroit Jashar Salihu

Gazeta10
15 June 2026 - 9:18

Djali i heroit Jashar Salihu, Blerimi nga Botusha e Gjakovës ka humbur jetën në një aksident trafiku në Zvicër.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarë dhe të afërm përmes rrjeteve sociale, të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e tij.

Sipas njoftimit të publikuar, aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Zvicër, ku Blerim Salihu ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra.

“Me pikëllim të madh morëm lajmin e hidhur se mbrëmë, në një aksident të komunikacionit në Zvicër, humbi jetën Blerim Salihu, djali i Heroit të Kombit, Jashar Salihu”, thuhet në njoftimin mortor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.