
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kolonelin britanik Chris Warren, të cilin e cilësoi si një mik të madh të Kosovës dhe një nga oficerët e parë të NATO-s që hyri në vend pas luftës.
Haradinaj bëri të ditur se gjatë takimit e falënderoi Warren për angazhimin e tij historik në mbështetje të Kosovës në periudhat më të vështira, si dhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e sigurisë së vendit.
Ai gjithashtu e inkurajoi kolonelin britanik që të vazhdojë të jetë pranë Kosovës edhe në proceset e ardhshme, veçanërisht në rrugëtimin drejt anëtarësimit në NATO.
“Faleminderit, Chris, dhe të gjithë ushtarëve britanikë që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në forcimin e Kosovës dhe sigurisë së saj”, ka shkruar Haradinaj.
Sipas tij, mbështetja e aleatëve ndërkombëtarë mbetet e rëndësishme për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.