
Presidenti amerikan, Donald Trump për mes një postimi në Truth Social njoftoi se anijet po fillojnë të lëvizin nga Ngushtica e Hormuzit, korridori kryesor i transportit detar që Irani e ka bllokuar në mënyrë efektive që nga fillimi i luftës.
Trumo shkruan se shumë nga anijet ishin të ngarkuara me naftë gjatë lëvizjes së tyre, duke pretenduar se korridori detar Avenuja Jugore është absolutisht i sigurt dhe pa asnjë problem.
“Ka edhe zona të tjera tranziti,” vuri në dukje ai.
Në një postim të mëvonshëm, presidenti amerikan shtoi se SHBA-të po regjistrojnë shumë më tepër tranzit anijesh nëpër Ngushticën e Hormuzit sesa tregojnë të dhënat e monitorimit komercial.
