Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kërçeli i përgjigjet Ramës: Para se të flasësh për makropolitika, pastroj mbeturinat e sill autobusët e rinj që i ke premtuar

Gazeta10
15 June 2026 - 18:27

Kandidati për deputet , Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili sot e ka kritikuar Qeverinë për moslargimin e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”.Ai e ka ftuar të parin e Prishtinës që të merret me kryeqytetin para së të merret me makropolitika.

Në profilin e tij në Facebook, zyrtari i VV-së i ka kërkuar Ramës që t`i mbajë premtimet që i ka dhënë.

“Përparim, Para se të flasësh për makropolitika, pastroje Kryeqytetin nga mbeturinat. Para se të flasësh për makropolitika, sill autobusët e rinj që i ke premtuar për transportin urban.

Para se të flasësh për makropolitika, përfundoje eksperimentin e dështuar me komunikacionin që po ua vështirëson jetën qytetarëve çdo ditë. Kush po të pengon ta përfundosh Rrugën A? Çfarë u thua qytetarëve të Prishtinës për projektin 12 milionësh që shumëkush e quan “arkitekti i zhdukjes”?

Prishtina sot përballet me më shumë probleme, më pak investime të përfunduara dhe më pak rezultate konkrete. I vetmi “progres” që po shihet është shlyerja e borxheve dhe obligimeve të tua politike”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.