Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nikaj për targat: Po të ishte PDK-ja në pushtet, s’do të lejonte që situata të vinte në këtë pikë

Gazeta10
31 October 2022 - 23:07

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Bernard Nikaj ka deklaruar se nëse ky subjekt politik do të ishte në pushtet,  nuk do të lejonte që vendimi për target të vinte në këtë pikë.

Madje sipas Nikajt, Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë plan se çfarë do të ndodhë pas përfundimit të afatit për target e automjeteve, shkruan Gazeta10.

‘Po të ishte PDK-ja në pushtet nuk do të lejonte që situatë të vinte në këtë pikë ku ka ardhur tani. Ne besojmë se do të duhej të ishte një shtyrje që nga fillimi të dakorduara që nga fillimi. Qeveria nuk ka asnjë plan çfarë do të ndodhë me datën 21, çfarë do të ndryshojë në veri mes 21 nëntorit dhe prillit të vitit të ardhshëm. Çfarë do të ndodhë nëse serbët protestojnë, nuk i paguajnë gjobat. Do të kemi pakënaqësi e trazira në very”, tha Nikaj në Prime Time. /Gazeta10  

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.