Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Ajo rrugë do të bëhet me trotuarë” – Deqani premton zgjidhje për mungesën e trotuarit në Pejë

Gazeta10
16 June 2026 - 9:00

Zëdhënësi i komunës së Pejës, Valmir Deqani në emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” i’u është përgjigjur ankesës së qytetarëve sa i përket rrugës “Qerim Muriqi”.

Ai tha se kjo rrugë ka mbetur edhe pak detaje kur do të përfundojë edhe pjesa e mbetur pa trotuarë, raporton Gazeta10.

“Është vetëm një pjesë e vogël dikun 200-300 metra që nuk është me trotuar, mirëpo kjo pjesë ka hyrë në projekt sepse ka qenë në pronësi të hekurudhës, prandaj ka mbetur pa rregulluar sepse kur nuk është në pronësi të komunës shkon procedura pak më gjatë, tani jemi në fazën përfundimtarë edhe pse kanë mbetur edhe disa detaje por që shumë shpejt do të përfundojnë”, tha ai.

Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.