Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Kush je ti Dejona Mihajlli?” – Rezarta Krasniqi me reagim të ashpër pas sulmeve ndaj Përparim Ramës

Gazeta10
16 June 2026 - 10:21

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rezarta Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj Dejona Mihajllit përmes një postimi publik, duke e mbrojtur kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Në reagimin e saj, Krasniqi pyet “Kush je ti Dejona Mihajlli?”, duke theksuar se qytetarët e Prishtinës për dy mandate radhazi kanë zgjedhur Përparim Ramën dhe jo, siç u shpreh ajo, “kukullat” e propozuara nga Mihajlli.

Sipas Krasniqit, fakti që Mihajlli sulmon kryetarin e Prishtinës tregon, sipas saj, se kundërshtarët politikë janë të “traumatizuar nga humbjet” përballë LDK-së dhe Përparim Ramës në kryeqytet.

Në fund të reagimit, Krasniqi i drejtohet edhe Dejona Mihajllit dhe kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ata mbajnë përgjegjësi për ofrimin e sigurisë për qytetarët dhe i akuzon për papërgjegjësi në ushtrimin e kësaj detyre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.