Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Keni Amerikën me një president të fortë”, Trump pyetet si do të mbahet e hapur Ngushtica e Hormuzit

Gazeta10
16 June 2026 - 15:47

Një gazetar në samitin e G7 e ka pyetur presidentin amerikan, Donald Trump, se si mund të garantojë dikush që Ngushtica e Hormuzit të mbetet e hapur në të ardhmen.

“Keni Shtetet e Bashkuara me një president të fortë”, tha Trump, duke shtuar se është “e vetmja mënyrë që mund ta bëni”.

“Nëse ke një president të fortë, shumë gjëra të mira mund të ndodhin”, deklaroi Donald Trump.

Ndryshe, Ngushtica e Hormuzit ishte e hapur për anijet tregtare përpara se Trump të sulmonte Iranin, me Teheranin që vendosi ta bllokonte atë në mënyrë efektive duke kërcënuar të sulmonte anijet që kalonin aty.

Mbyllja e Ngushticës rriti çmimet globale të naftës dhe gazit, duke e detyruar Trumpin të ushtrojë presion për të arritur një marrëveshje me Iranin për ta rihapur.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.