Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abstenimi i lartë në zgjedhjet e 7 qershorit, Koci: Është “flakëresh” për klasën politike

Gazeta10
16 June 2026 - 18:40

Pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në zgjedhjet e 7 qershorit ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik dhe në qarqet politike.

I ftuar në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, politologu Melazim Koci e cilësoi nivelin e lartë të abstenimit si një mesazh të fortë të qytetarëve ndaj akterëve politikë në vend.

Sipas tij, karakteristika kryesore e këtyre zgjedhjeve ishte pikërisht mosdalja në votime e një pjese të madhe të elektoratit.

“Besoj që karakteristika kyçe ka qenë abstenimi. Dy të tretat e popullatës kanë abstenuar dhe mendoj se kjo do të duhej të ishte sinjal për klasën politike se durimi i popullatës është në fund të limiteve. Kësaj radhe kemi pasur një abstenim klasik. Mendoj se është një ‘flakëresh’ dhe një mësim për klasën politike”, deklaroi Koci.

Ai vlerësoi se niveli i ulët i pjesëmarrjes duhet të shërbejë si alarm për partitë politike dhe institucionet, duke reflektuar pakënaqësinë e qytetarëve ndaj zhvillimeve dhe veprimeve politike në vend.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.