
Politologu Melazim Koci ka komentuar debatet dhe dilemat që janë ngritur lidhur me përdorimin e gazit të lëngshëm amerikan në Kosovë.
Duke folur për këtë çështje, Koci tha se gazi amerikan nuk do të përdorej si burim i përhershëm i energjisë, por vetëm në rastet kur Kosova nuk arrin t’i përmbushë nevojat e saj energjetike.
“Gazi i lëngshëm amerikan do të përdorej vetëm atëherë kur Kosova nuk i përmbush kërkesat e veta dhe, në vend që të blihet energji elektrike, ta zëmë nga Serbia ose ndonjë vend tjetër fqinj, ajo sasi e energjisë të sigurohet nga gazi amerikan. Prandaj mendoj se është shumë e rëndësishme që kjo të sqarohet”, deklaroi Koci.