
Analisti politik Basri Muja ka deklaruar në Politiko se Albin Kurti mund ta formojë qeverinë në koalicion me partitë e komuniteteve joserbe.
Sipas Mujës, çdo votë shtesë që merr Lëvizja Vetëvendosje vetëm sa e forcon pozitën e saj në përpjekjet për formimin e ekzekutivit.
“Mendoj që secila votë e vetme vetëm se e forcon VV-në. Jam i sigurt që VV-ja, bashkë me pakicat joserbe, do ta formojë qeverinë. Është e mjaftueshme. Nuk besoj që do të jenë 61 vota, por më shumë. Jam i sigurt që së paku 9 vota nga deputetët joserbë, plus Nenad Rashiqi, do të jenë pro, kështu që do të jenë diku 62 deputetë që do ta mbështesin qeverinë”, tha Muja.