
Me moton “Libri hap botën”, në këtë panair marrin pjesë mbi 60 botues shqiptarë, ku numri i titujve të rinj është rreth 2000, derisa numri i titujve të viteve të fundit rreth 6000.
Edicioni i 26-të i Panairit përfshin mbi 40 aktivitete, ku i ftuar nderi është shkrimtari italo-francez Francesco Rapazzini.
Ky panair përkon edhe me përvjetorë të rëndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate, do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë dhe kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librar.
Panairin pritet ta vizitojnë rreth 30.000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike dhe intelektuale të Kosovës.
Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00-21:00, dhe do të mbyllet më 21 qershor në orën 19:00.
Edicioni i 26-të i Panairit të Librit, organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunës së Prishtinës dhe Pallatit të Rinisë.
