Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zbuloni kandidatët me më së paku vota për deputet te katër partitë kryesore

Gazeta10
17 June 2026 - 10:59

Argjenta Berbatovci është kandidatja që mori më së paku vota për deputet, nga të gjithë “homologët” e saj të katër partive të mëdha të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit 2026

Sipas një vështrimi që KP ia ka bërë rezultateve të KQZ-së, anëtarja e Aleancës nuk arriti të sigurojë besimin e më tepër se 160 vetave në zgjedhjet e asaj dite.

Ajo doli e fundit me vota në parti, ani se në listën e kandidatëve të saj ishte e 107-a.

Këtë status, te LDK e mban Albana Bunjaku. Ajo doli e 110-ta dhe e fundit me vetëm 739 vota. Edhe kjo, sikurse kolegia nga Aleanca, mbante numrin 107 në listën e kandidatëve të subjektit të saj.

Te PDK, kandidati që mori më së paku vota ishte Ilir Peci. Ish kryetari i komunës së Zvecanit ia doli të përfitojë besimin e jo më shumë se 744 kosovarëve, duke mbetur në pozitën 110.. Në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike renditej si i 90-ti.

Gati katër herë më tepër vota se Peci mori Arijeta Ajeti në Vetëvendosje. Por, kjo nuk i ndihmoi asaj të shmang pozitën e fundit në partinë e saj. Ajeti, pavarësisht se mori 2,714 vota mbeti në 110-sh.

Në listën e kandidatëve për deputetë të VV-së ajo mbante pozitën 94.

Këto rezultate janë marrë nga të dhënat zyrtare të KQZ-së deri në orën 10 të së mërkurës.

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.