Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Shakira në lidhje të re? Kapet mat në mes të Hollivudit

Gazeta10
17 June 2026 - 13:44

Ylli botëror i muzikës, Shakira, ka përfunduar sërish në qendër të vëmendjes së mediave rozë pas një takimi të papritur në Los Angeles.

Këngëtarja e njohur është parë në shoqërinë e avokatit Manuel Garcia-Rulfo, i njohur gjerësisht si “Avokati Lincoln”.

Lajmi mori dhenë menjëherë në rrjetet sociale me dëshmi nga vendngjarja:

“Shakira dhe avokati i ‘The Lincoln Lawyer’, Manuel Garcia-Rulfo, janë parë së bashku në Sunset Tower Hotel!!!”.

Me sa duket, pas divorcit të bujshëm nga futbollisti Gerard Pique, me të cilin ka edhe dy fëmijë, këngëtarja mund të ketë gjetur sërish dashurinë e saj.

Ky takim ka nxitur thashetheme të shumta në mesin e fansave dhe mediave, të cilët po aludojnë se mes dyshes ka nisur diçka më shumë.

Mbetet të shihet nëse ky është fillimi i një romance të re publike për artisten, apo thjesht një takim i rastësishëm në ambientet ekskluzive të Hollivudit.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.