Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Në ditëlindjen e Mbretit Charles, Abdixhiku thekson miqësinë Kosovë-Britani

Gazeta10
18 June 2026 - 8:55

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sot ka qenë i pranishëm në pritjen e organizuar nga Ambasada Britanike me rastin e ditëlindjes së Mbretit Charles III.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës në rrugëtimin tonë për liri, shtetndërtim dhe forcim demokratik.

“Mes miqsh e aleatësh të Republikës së Kosovës, në pritjen e organizuar nga Ambasada Britanike me rastin e ditëlindjes zyrtare të Madhërisë së Tij, Mbretit Charles III. Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës në rrugëtimin tonë për liri, shtetndërtim dhe forcim demokratik. Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe për miqësinë e qëndrueshme ndërmjet vendeve tona”.

“Forca e Kosovës ka qenë gjithmonë te miqtë e saj. Krah për krah me ta kemi fituar lirinë, kemi ndërtuar shtetin dhe do ta forcojmë edhe më tej Republikën tonë. Kjo është rruga jonë. Dhe nuk ka asgjë që e ndal”, ka shkruar Abdixhiku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.