Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, Kurti me një video mesazh

Gazeta10
18 June 2026 - 13:41

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë në zgjedhjet e 7 qershorit, pas përfundimit të procesit të numërimit të të gjitha votave.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në Facebook, Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen që, sipas tij, qytetarët i dhanë Lëvizjes Vetëvendosje si brenda vendit ashtu edhe në mërgatë.

“Dje përfundoi procesi i numërimit të të gjitha votave. Ju falënderoj përzemërsisht për besimin e dhënë. Kjo fitore e fuqishme vjen si rezultat i mbështetjes së madhe qytetare brenda Republikës dhe në mërgatë, si dhe angazhimit të mijëra qytetarëve vullnetarë, anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes që nuk u ndalën asnjëherë”, ka deklaruar Kurti.

Ai theksoi se rezultati i zgjedhjeve tregoi se nuk kishte nevojë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, pasi sipas tij, raporti i forcave politike nuk ka pësuar ndryshime të mëdha.

Sipas Kurtit, Vetëvendosje është rikonfirmuar si forca e parë politike në vend me 53 deputetë në Kuvend.

“Rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit tregoi që nuk kishim nevojë për zgjedhje të reja, sepse rezultati nuk ka ndryshuar aq shumë. Si LVV jemi rikonfirmuar si partia e parë, me 53 deputetë, dhe tash presim certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve në mënyrë që të nisim punën në drejtim të formimit të institucioneve të reja, për të vazhduar punët e mira dhe projektet zhvillimore”, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.