Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Vdes i burgosuri në Dubravë

Gazeta10
18 June 2026 - 15:23

Një person i burgosur ka vdekur sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës, kanë bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve.

Sipas njoftimit në Facebook, i burgosuri me inicialet K.N. është gjetur në gjendje të rëndë në Pavijonin D, ku janë të vendosur personat me nevoja të veçanta.

Menjëherë pas evidentimit të rastit, zyrtarët korrektues dhe personeli mjekësor kanë ofruar ndihmën e parë dhe e kanë transportuar të burgosurin për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka vdekur.

“Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori kompetent. Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë iniciuar procedurat hetimore dhe administrative për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
04 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.