
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar për një rast të ‘vetëvarjes’’ që ka ndodhur sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës, në Pavijonin D ku janë të vendosura personat me nevoja të veçanta.
Në njoftimin e SHKK’së, thuhet se, zyrtarët korrektues dhe personeli mjekësor kanë reaguar me urgjencë duke ofruar ndihmën e parë dhe duke e transportuar të burgosurin për trajtim në Spitalin Rajonal në Pejë, por se, pavarësisht përpjekjeve të stafit korrektues dhe personelit mjekësor, i burgosuri ka ndërruar jetë.
Postimi:
Njoftim nga SHKK dhe DSHBShërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës, në Pavijonin D ku janë të vendosura personat me nevoja të veçanta, zyrtarët korrektues kanë hasur në një rast të vetëvarjes së të burgosurit me inicialet K. N.
Menjëherë pas evidentimit të rastit, zyrtarët korrektues dhe personeli mjekësor kanë reaguar me urgjencë duke ofruar ndihmën e parë dhe duke e transportuar të burgosurin për trajtim në Spitalin Rajonal në Pejë.Pavarësisht përpjekjeve të stafit korrektues dhe personelit mjekësor, i burgosuri ka ndërruar jetë.
Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori kompetent. Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë iniciuar procedurat hetimore dhe administrative për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.