Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Sheshet do të mbushen së shpejti me protestues”, çfarë po paralajmëron Hoti në reagimin ndaj Haxhiut për gazin amerikan

Gazeta10
18 June 2026 - 19:32

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, deklaroi se nuk e ka parë thirrjen e bërë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, e cila ka kërkuar përfshirjen e Kosovës në projektin e gazit amerikan.

Pas deklaratës së Haxhiut, ka reaguar Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i cili i thotë asaj se “Kur të mbushen sheshet me protestues e shihni sa serioze është çështja. Dhe sheshet do të mbushen së shpejti”.

Reagimi i tij i plotë:

Si mund të deklarohet U.D. e Presidentes se nuk e ka parë deklaratën e palës amerikane lidhur me projektin e gazit?

Kur të mbushen sheshet me protestues e shihni sa serioze është çështja.

Dhe sheshet do të mbushen së shpejti.

Për vite me radhë, kur paralajmërimet kanë ardhur nga miqtë tanë ndërkombëtarë, kemi parë një qasje për t’i minimizuar, për t’i sulmuar ose për t’i shpërfillur.

Serioziteti ndaj një çështje jetike për të ardhmen e vendit tregon se çfarë prioritetesh ka kjo qeverisje. E papranueshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.