
Në këtë takim morën pjesë rreth 50 ministra të mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere, ku u diskutuan zhvillimet më të fundit të sigurisë dhe situata në Ukrainë.
“Pjesëmarrësit, përfshirë ministrin gjerman të Mbrojtjes Boris Pistorius, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe përfaqësues të Mbretërisë së Bashkuar si Dan Jarvis, rikonfirmuan mbështetjen e fortë për Ukrainën në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial kundër agresionit rus”, thuhet në një njoftim të ministrisë së Mbrojtjes, transmeton Klankosova.tv.
Në margjinat e takimit, bëhet e ditur se Maqedonci zhvilloi edhe biseda me zyrtarë të NATO-s dhe ministra të tjerë, me fokus në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sfidat aktuale të sigurisë.
Kjo ministri më tej thekson se Kosova theksoi përkushtimin e saj për të qëndruar në krah të aleatëve dhe për të mbështetur paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.