Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Në dyer të mbyllura është diskutuar”, Lama për gazin amerikan

Gazeta10
19 June 2026 - 20:09

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka deklaruar se çështja e projektit për gazin amerikan është diskutuar fillimisht larg syrit të publikut, por se mungesa e një përgjigjeje pozitive nga institucionet e Kosovës ka bërë që përfaqësuesit amerikanë të dalin publikisht me mesazhet e tyre.

Duke folur në një emision televiziv, “Gazeta” Lama tha se mesazhi i zyrtarit amerikan nuk ishte i drejtuar ndaj kryeministrit, Albin Kurti, por ndaj qytetarëve, me qëllim që ata të kuptojnë se çfarë po ofrohej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe çfarë po refuzohej nga Kosova.

“Kjo temë për gazin amerikan është diskutuar në dyer të mbyllura, dhe brenda dyerve të mbyllura SHBA-ja ka marrë përgjigje negative ose s’ka marrë përgjigje pozitive. Përfaqësuesi amerikan është detyruar të dalë publikisht dhe të japë mesazhin, në mënyrë që ta kuptojnë edhe qytetarët e Kosovës se çfarë po ofrohet nga SHBA-ja dhe çfarë po refuzohet nga Kosova. Ai mesazh nuk ka qenë për zotërinë Kurti, por për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Lama.

Sipas saj, deklaratat publike të zyrtarëve amerikanë kanë ardhur pasi diskutimet e zhvilluara në nivel institucional nuk kanë prodhuar rezultatet e pritshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.