
Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, është rreshtuar publikisht në mbështetje të kryetarit të partisë Lumir Abdixhiku, në kohën kur disa degë të partisë kanë kërkuar dorëheqjen e tij.
Në një lidhje direkte në emisionin Politiko, Ferati kundërshtoi kërkesat për largimin e Abdixhikut nga drejtimi i partisë, duke vlerësuar se ato nuk kanë bazë.
“Pse duhet të japë dorëheqje? Tash pse ka qejf Gazi, ne nuk mundemi me ia plotësu qejfet”, deklaroi Ferati.
Ai kritikoi gjithashtu mënyrën se si po zhvillohet debati brenda partisë, duke thënë se çështjet e brendshme nuk duhet të bëhen publike përmes rrjeteve sociale.
“LDK është akademi. Nuk thotë që temat e shtëpisë dalin në publik, sidomos përmes faqeve në Facebook”, u shpreh ai.