Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kërcënohet një burrë në Mitrovicë, dyshohet për detyrë zyrtare

Gazeta10
24 June 2026 - 10:05

Një burrë ka raportuar në polici se gjatë ditës së martë në Mitrovicë është kanosur verbalisht nga një person, dhe sipas ankuesit, i dyshuari ka tentuar ta sulmojë atë.

Bazuar në njoftimin e policisë dhe raportimit të viktimës, rasti ka të bëjë me detyrë zyrtare.

“Mitrovicë, 23.06.2026 – 10:10. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka kanosur me fjalë dhe ka tentuar ta sulmoj.  Sipas viktimës rasti ka të bëjë me detyrën zyrtare. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.