Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Iniesta: Pedri nuk mund të jetë “Iniesta i ri”, le të jetë vetvetja

Gazeta10
01 November 2022 - 15:37

Tek Barcelona kanë filluar të bëhen krahasimet Pedri-Iniesta, por si duket kjo gjë nuk po i pëlqen legjendës së FC Barcelonës Andres Iniesta.

“Kjo nuk do ta ndikojë apo kushtëzojë fare atë. Pedrit i pëlqen të luajë futboll dhe nuk i intereson se ku luan në Bernabeu apo stadiumet e tjera. Krahasimet nuk janë të këndshme sepse janë thjesht zhurmë. Unë kam historinë time dhe ai duhet të bëjë të tijën dhe ka potencial të mjaftueshëm për të qenë një pikë referimi në ekipin e tij dhe në ekipin kombëtar”. tha 38 vjeçari.

Pedri ka nënshkruar kontratë afatgjate me Barcelonen deri në vitin 2026 me një klauzolë lirimi 1 miliard euro.

Para disa ditëve Pedro ishte fitues i dyfishtë i dy çmimeve prestigjioze si lojtari më i mirë i ri në Evropë si dhe në Spanjë. Këtë sezon me Barcelonen ai ka luajtur 12 ndeshje ku ka dhënë dy asistime por nuk ka shënuar ende.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.