Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it

Gazeta10
24 June 2026 - 15:52

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur të mërkurën në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Kosovë.

Sipas njoftimit të Presidencës, Haxhiu e ka falënderuar Barbanon për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë shërbimit në Kosovë, si dhe për rolin e EULEX-it në mbështetjen e sundimit të ligjit dhe institucioneve të drejtësisë.

Gjatë takimit, Haxhiu ka vlerësuar qasjen profesionale dhe korrekte të Barbanos gjatë mandatit të tij, duke i uruar sukses në detyrat dhe angazhimet e ardhshme.

Ndërsa shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Haxhiut ndaj misionit dhe për përpjekjet e saj në avancimin e sundimit të ligjit, përfshirë edhe angazhimin për barazinë gjinore.

Ai ka theksuar se EULEX-i mbetet i përkushtuar për të mbështetur dhe forcuar institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë, ndërsa vendi vazhdon rrugëtimin drejt integrimit evropian.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.