Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Vetëvrasje politike” e konsideron Ardian Zeqiri një koalicion në mes VV-së e LDK-së

Gazeta10
25 June 2026 - 19:01

Në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, analisti politik Ardian Zeqiri duke komentuar debatin dhe krizën në LDK ka thënë se ky është edhe një test se si do ta menaxhojë drejtimin e saj për të ardhmen.

Ai ka folur edhe pë koalicionet e mundshme për krijimin e institucioneve të reja.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje me pakicat joserbe nuk ka nevojë për ndonjë koalicion të mundshëm për krijimin e institucioneve.

“Prandaj hyrja në koalicionin qeverës të ndonjë partie politike, duke përfshi edhe LDK-në, do të ishte një vetëvrasje politike”, tha ai mes tjerash, duke shtuar se LDK duhet ta dallojë çështjen e presidentit dhe të bashkëqeverisjes, ngase janë komplet dy çështje të ndryshme”, tha Zeqiri mes tjerash.

Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.