Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Meteorologët: Viti 2027 pritet të jetë edhe më i nxehtë si pasojë e fenomenit ‘El Nino’

Gazeta10
25 June 2026 - 20:22

Meteorologët parashikojnë se viti 2027 do të jetë edhe më i nxehtë, si pasojë e ndikimit të fenomenit El Nino, i cili pritet të rrisë temperaturat mesatare globale dhe të shtojë thatësirat në disa rajone të botës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), edhe pse fenomeni zhvillohet në brigjet e Paqësorit, efektet e tij ndihen në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në Shqipëri, shkruan Euronews.al.

Specialistja e IGJEUM, Anira Gjoni, thekson se verat po karakterizohen nga temperatura të larta dhe periudha të zgjatura të thata, duke rritur rrezikun e zjarreve në vend.

Për verën në vijim, ekspertët parashikojnë një korrik të nxehtë dhe të thatë, ndërsa apelojnë për kujdes të shtuar nga qytetarët dhe autoritetet për parandalimin e zjarreve në pyje.

Ndërkohë, vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën ka sjellë edhe në vend “netë tropikale”, por parashikimet tregojnë një rënie të lehtë të temperaturave drejt fundjavës, çka pritet të sjellë netë më të freskëta në pjesën më të madhe të territorit.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.