
Analisti politik Mentor Shala ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës do të ishte e gatshme të diskutonte një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje nëse do të ekzistonte një ofertë serioze dhe një marrëveshje e qartë politike.
Duke folur në emisionin Politiko, Shala tha se partitë politike nuk do të hynin në koalicion me Vetëvendosjen pa pasur paraprakisht një marrëveshje politike.
“Unë besoj dhe mendoj që partitë politike nuk kanë me hy në koalicion me VV-në nëse nuk e kanë një marrëveshje politike. Në asnjë rrethanë VV-ja nuk shkon te PDK-ja, jo PDK-ja te VV-ja. PDK-ja shkon me VV-në nëse e ka një ofertë serioze. Nëse Kurti i fton seriozisht dhe i ul për të biseduar, PDK-ja i shkon, por Kurti s’i fton”, deklaroi ai.