
Zyrtari i Shërbimit Korrektues i Kosovës me inicilaet K.R, është suspenduar nga puna pasditën e sotme, pasi i njëjti dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare.
K.R, dyshohet se gjatë kryerjes së detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare duke mundësuar futjen e kontrabandës brenda Qendrës së Paraburgimit në Gjilan.
“Vendimi për pezullim është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së, dhe menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat po merren e rastin. Masa e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër”, thuhet në njoftim.
Më tej, thuhet se ShKK mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative, si dhe se do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, që përfshihet në veprime të tilla, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka./Gazeta10